Plagosja te zyrat e PD në Kavajë, burg pa afat për Jonuzin, dy bashkëpunëtorët në arrest shtëpie

24 Prill 2021 | 14:27

Gjykata e Kavajës ka dhënë masën e sigurisë Arrest me Burg për Ndriçim Jonuzi (Tahiri), i akuzuar për plagosjen e Bledar Okshtunit, ngjarje e ndodhur në brendësi të zyrave elektorale të Partisë Demokratike Kavajë.

Ndërsa për dy të arrestuarit e tjerë, Dorjan Troplini dhe Markel Shtylla, të akuzuar si bashkëpunëtorë në fshehjen e ngjarjes, gjykata ka vendosur arrest shtëpie.

Gjatë seancës gjyqësore, të arrestuarit shprehën pendesë për veprimin, duke pohuar se nuk ndihen krenarë për çfarë ndodhi. Ngjarja solli reagime të forta politike, duke çuar në vendngjarje edhe presidentin Meta, si dhe kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026