Plagosje me thikë në Berat, arrestohet autori

18 Mars 2026 | 08:27

Një ngjarje është regjistruar në qytetin e Berat, ku një person ka mbetur i plagosur me mjet prerës pas një konflikti.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen “Barrikadë”, ku një 48-vjeçar është goditur me thikë. Menjëherë pas marrjes së sinjalizimit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në vendngjarje, duke bërë të mundur zbardhjen e shpejtë të rrethanave.

Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale, është identifikuar dhe arrestuar autori i dyshuar, shtetasi A. T., 39 vjeç, banues në Berat.

Nga hetimet paraprake dyshohet se plagosja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta mes dy shtetasve. I dëmtuari, shtetasi D. N., është transportuar për ndihmë mjekësore dhe raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat për vijimin e hetimeve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026