Plagosje me thikë në Veri, i dyshuari pjesëtar i strukturave kriminale serbe

2 Mars 2023 | 22:15

Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e 2 marsit në Mitrovicën e Veriut, komunë e banuar me shumicë serbe, ku dy qytetarë të nacionalitetit serbë kanë mbetur të plagosur, dhe të dy ndodhen në Qendrën Spitalore në veri, njëri në gjendje më të rëndë.

Kështu tha për Radion Evropa e Lirë drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti.

Ai tha se dorasi ka ikur, por që sipas tij, PK-ja ka informacione për të dhe tashmë është në proces të kërkimit të tij.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili shkroi në rrjetin social Facebook se për këtë është njoftuar nga Policia, tha se “njësitet relevante policore tashmë kanë dyshime të bazuara mbi dorasin e këtij akti, i nacionalitetit serb, është pjestar i strukturave paralele kriminale të Serbisë”.

“Njësitet policore do të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme në bazë të kompetencave që kanë në mënyrë që dorasi apo dorasit e këtij sulmi të sillen sa më parë para drejtësisë”, shkroi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026