Plani i Europës për paqen Ukrainë-Rusi, ja pikat e kundëpropozimit ndaj atij të SHBA

23 Nëntor 2025 | 18:56

Një nismë e re diplomatike po merr formë në Europë, me synimin për të krijuar një bazë më të balancuar për përfundimin e luftës në Ukrainë, shkruan Reuters.

Kjo vjen pas reagimeve të forta ndaj planit fillestar SHBA-Rusi, i cili përmbante 28 pika dhe u kritikua si tepër i ashpër ndaj Kievit, përfshirë kërkesën për lëshim territori dhe reduktim të madh të forcave ukrainase.

Sipas një dokumenti të cituar nga Reuters, kundërpropozimi europian ndryshon disa nga pikat kyçe të planit origjinal dhe përfshin:

  1. Ushtria ukrainase do të ketë një kufi maksimal prej 800,000 ushtarësh në kohë paqeje, krahasuar me limitin amerikan prej 600,000.
  2. Anëtarësimi i Ukrainës në NATO do të varet nga pëlqimi i të gjithë shteteve anëtare, i cili “aktualisht nuk ekziston”.
  3. NATO nuk do të vendosë forca të përhershme në territorin ukrainas në kohë paqeje.
  4. Ukraina do të kompensohet financiarisht, kryesisht nga asetet ruse të ngrira, derisa Moska të paguajë dëmshpërblime për dëmet e luftës.
  5. Kievi do të angazhohet të mos rimarrë territoret e pushtuara me mjete ushtarake.
  6. Negociatat për shkëmbime territoriale do të zhvillohen përgjatë asaj që quhet “vija kontakti”.
  7. Zgjedhjet në Ukrainë do të mbahen sa më shpejt pas nënshkrimit të marrëveshjes së paqes.
  8. Shtetet e Bashkuara do t’i ofrojnë Ukrainës garanci sigurie të ngjashme me ato të Neni 5 të NATO-s, që parashikon mbrojtje të përbashkët në rast sulmi.

Ky kundërpropozim reflekton përpjekjet europiane për të gjetur një ekuilibër mes kërkesave të Kievit dhe presionit ndërkombëtar për një zgjidhje paqësore.

 LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë

Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se 12 trupa janë dërguar në spitalet në Gaza dhe një person i plagosur ka vdekur gjatë periudhës së fundit...
13:56 | 15/07/2026

U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet

Një prokuror maroken tha të mërkurën se kishte urdhëruar lirimin e gazetarit dhe komentatorit politik Ali Lmrabet, pasi e mori në pyetje lidhur me akuzat...
13:37 | 15/07/2026

Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare

Bashkimi Evropian po ofron 20 milionë euro të tjera ,22.8 milionë dollarë, ndihmë humanitare për të ndihmuar Venezuelën të përballet me tërmetet e muajit të...
13:24 | 15/07/2026