Plani i paqes në Ukrainë, Trump dhe Starmer bisedë telefonike për hapat e ardhshëm

23 Nëntor 2025 | 08:40

Kryeministri britanik, Keir Starmer dhe presidenti amerikan, Donald Trump kanë zhvilluar një bisedë telefonike të shtunën dhe ranë dakord të punojnë së bashku për një plan paqeje për Ukrainën. Downing Street e përshkroi bisedën e Starmer me Trump si të mirë dhe konstruktive, duke vënë në dukje se të dy palët diskutuan hapat e ardhshëm në planifikimin diplomatik.

Në të njëjtën kohë, kryeministri kanadez, Mark Carney dhe kancelari gjerman, Friedrich Merz diskutuan lidhur me luftën në Ukrainë dhe situatën në Gaza. Të dy udhëheqësit riafirmuan mbështetjen për Ukrainën dhe theksuan se çdo marrëveshje duhet të përfshijë drejtpërdrejt Kievin, të mbrojë të drejtat e tij themelore dhe të përfshijë garanci konkrete sigurie.

Lidhur me Gazën, Carney dhe Merz përsëritën mbështetjen e tyre për Planin Gjithëpërfshirës të Paqes për t’i dhënë fund luftës dhe gjithashtu ranë dakord për rëndësinë e lejimit të ndihmës humanitare në shkallë të gjerë.

Të dy udhëheqësit diskutuan gjithashtu bashkëpunimin në fusha të tilla si mineralet kritike, energjia e pastër, inteligjenca artificiale, si dhe në sektorët e hapësirës ajrore dhe të mbrojtjes.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump: Sanksionet ndaj Rusisë mund të zgjerohen, do të synojmë edhe Iranin dhe Hezbollahun

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të martën se një paketë sanksionesh që synon Rusinë mund të zgjerohet së shpejti për të përfshirë edhe Iranin dhe...
19:54 | 14/07/2026

Si është prishur armëpushimi SHBA-Iran gjatë javëve të fundit

Armëpushimi midis SHBA-së dhe Iranit është në rrënim e sipër, me sulmet midis vendeve që po përshkallëzohen me shpejtësi gjatë ditëve të fundit. Një vështrim...
19:46 | 14/07/2026

Skandali në familjen mbretërore norvegjeze! Djali i Princeshës së Kurorës lirohet nga burgu, do të qëndrojë në arrest shtëpie

Djali i Princeshës së Kurorës Mette-Marit të Norvegjisë, Marius Borg Hoiby, është liruar nga burgu dhe është në arrest shtëpiak, ndërsa apelon dënimin e tij...
19:33 | 14/07/2026