Dëbora e parë në Korçë, zbardhen fshatrat Dardhë e Shtyllë

23 Nëntor 2025 | 08:27

Gjatë orëve të fundit, në lartësitë mbi 1200 metra në juglindje të vendit janë shënuar reshje dëbore, të cilat kanë prekur kryesisht zonat malore. Më të evidentuara janë Maja e Biglës në Dardhë dhe zona e Shtyllës deri në majën e Mashkullores, ku trashësia e dëborës varion nga 5 deri në 10 centimetra.

Firmat kontraktore të mirëmbajtjes së rrugëve ndodhen në terren dhe po punojnë për pastrimin dhe qarkullueshmërinë e akseve, përfshirë edhe rrugën e Dardhës.

Dëborë është raportuar në pothuajse të gjitha zonat e thella malore të qarkut, por deri tani nuk evidentohen probleme me qarkullimin rrugor apo situata emergjente. Strukturat përgjegjëse po vijojnë monitorimin e situatës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si jepen komentet negative ndaj bizneseve? Eksperti: Ja si paguhen “bot”-et elektronike

Eksperti i sigurisë, Redion Qirjazi, i ftuar në Euronews Albania me Mirela Milori, ka deklaruar se sulmi me vlerësime negative reviews ndaj bizneseve në rrjete...
19:49 | 14/07/2026

Dita e 45-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”

Këtë të marte, qytetarët kanë nisur të mblidhen për protestën e radhës e cila po vijon prej 45 ditësh në kryeqytet. Aktivistë dhe qytetarë kanë...
19:40 | 14/07/2026

Aksident i rëndë në Cërrik, makinat përplasen “kokë më kokë”! Rregjistrohen dy viktima

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy personave ka tronditur mbrëmjen e kësaj të marte banorët e fshatit Qyrkan, në Njësinë Administrative Gostime...
19:25 | 14/07/2026