Plani i paqes për Gazën, Von der Leyen: Të gjithë duhet ta shfrytëzojnë këtë mundësi
Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen gjithashtu ka qëndruar në të njëjtën linjë me udhëheqësit e tjerë evropianë, duke mirëpritur planin e paqes të mbështetur nga SHBA-të.
Presidentja e Komisionit, tha se BE-ja është e gatshme të kontribuojë në planin e Trump për t’i dhënë fund luftës në Gaza.
Duke ndarë reagimin e saj ndaj planit 20-pikësh të shpallur nga presidenti amerikan, “inkurajojini të gjitha palët që ta shfrytëzojnë tani këtë mundësi”, tha ajo.
“Mirëprisni angazhimin e Presidentit Trump për t’i dhënë fund luftës në Gaza. Inkurajojini të gjitha palët që ta shfrytëzojnë tani këtë mundësi. Armiqësitë duhet të përfundojnë me ofrimin e ndihmës së menjëhershme humanitare për banorët e Gazës dhe me lirimin e menjëhershëm të të gjithë pengjeve”, shkruan presidentja në rrjetin social X.
Duke bërë thirrje për “ndihmë të menjëhershme humanitare” për banorët në Gaza dhe lirimin e menjëhershëm të të gjithë pengjeve, ajo përsërit gjithashtu kërkesën e BE-së për një zgjidhje me dy shtete si “e vetmja rrugë e qëndrueshme për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme”.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta