Plani i paqes, Zelensky do të takojë në Kiev zyrtarë amerikanë të Mbrojtjes

20 Nëntor 2025 | 15:29

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, pritet të takohet të enjten në Kiev me zyrtarë të lartë të Departamentit amerikan të Mbrojtjes, teksa raportohet se Moska dhe Uashingtoni e kanë përpiluar një plan të paqes, që kërkon nga Ukraina të bëjë koncesione të mëdha.

Draft-propozimi i ri amerikan për të ndalur luftën në Ukrainë parasheh që Kievi të heqë dorë nga një pjesë e territorit dhe armët, sipas raportimeve të disa mediave të datës 19 nëntor.

Propozimi amerikan raportohet se përfshin edhe zvogëlimin e numrit të forcave të armatosura ukrainase dhe njëkohësisht zvogëlim të ndihmës ushtarake nga Shtetet e Bashkuara, e cila ka qenë thelbësore në luftën e Ukrainës kundër ushtrisë ruse.

Përveç kësaj, parashihet që trupat e huaja të mos kenë prezencë në tokën ukrainase dhe që Kievi nuk do të pranojë më armë me rreze të gjatë veprimi.

Propozimet, të cilat janë parë nga të përditshmet The Financial Times dhe Reuters, duket se janë në linjë me kërkesat e Rusisë, të cilat i ka bërë prej nisjes së luftës. Zyrtarët ukrainas nuk janë deklaruar publikisht ndaj këtyre raportimeve.

Një zyrtar ukrainas, që është në dijeni me propozimet, e ka konfirmuar përmbajtjen, por nuk ka thënë diçka më shumë.

Zelensky, i cili ishte në Ankara për të zhvilluar bisedime me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, më 19 nëntor, i ka refuzuar kërkesat paraprake të Moskës që Ukraina të dorëzojë territor apo të dobësojë forcën ushtarake, duke thënë se diçka e tillë e dëmton Ukrainën dhe e bën të cenueshme ndaj një pushtimi tjetër në të ardhmen.

Analistët besojnë se ka pak gjasë që propozimi prej 28 pikave të gjejë mbështetje në Kiev.

“Shpresoj që këto raportime të mos jenë të sakta, sepse është një marrëveshje e keqe për interesat kombëtare ukrainase, evropiane dhe amerikane”, ka thënë Michael McFaul, profesor i shkencave politike në Universitetin Stanford dhe ambasador amerikan në Rusi në periudhën 2012-14.

“Sinqerisht, jam i tronditur”.

Pas pasi kanë qarkulluar propozimet, Zelensky ka dalë me një postim në Telegram, duke e falënderuar presidentin e Turqisë që ka qenë nikoqir i diskutimeve të fundit.

Ai i ka lavdëruar “hapat vendimtarë dhe udhëheqjen e presidentit amerikan Donald Trump dhe çdo propozim të drejtë për përfundim të luftës. Vetëm presidenti Trump dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mjaftueshëm fuqi që lufta të marrë fund”.

Propozimet e përballin Zelenskyn me një pozitë të vështirë. Në fushëbetejë, forcat ukrainase janë duke u përpjekur që të zmbrapsin ushtrinë ruse të pajisur më mirë, pavarësisht se forcat e Moskës po përballen me humbje të mëdha.

Rusia është duke luftuar intensivisht në qytetin e Pokrovskut, në kuadër të synimit të presidentit rus, Vladimir Putin për të kontrolluar gjithë rajonin lindor ukrainas, Donbas.

Ukraina është duke u përballur edhe me sulme të vazhdueshme në infrastrukturën e energjisë, teksa Rusia tenton të demoralizojë çdo ukrainas./REL

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Carney dhe Trump zhvillojnë një bisedë telefonike, çfarë u diskutua

Kryeministri kanadez Mark Carney tha të enjten se Presidenti i SHBA-së Donald Trump e telefonoi të mërkurën përpara bisedimeve të NATO-s, duke përshkruar një bisedë...
20:57 | 25/06/2026

NATO do njoftojë dhjetëra miliardë dollarë në kontrata të reja mbrojtëse në samitin e Ankarasë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha të enjten se aleanca do të zbulojë dhjetëra miliarda dollarë në kontrata të reja mbrojtëse në samitin...
20:55 | 25/06/2026

Pamje nga ajri, imazhet e shkatërrimit nga tërmetet katastrofike në Venezuelë (VIDEO)

Pamjet e marra nga ajri tregojnë nivelin e shkatërrimit nga 2 tërmetet 7,2 dhe 7,5 të shkallës rihter që goditën Venezuelën. Të paktën 188 persona...
20:54 | 25/06/2026