Plani i ri për Superkupën, nga Evropa drejt Amerikës, kompeticioni me 4 skuadra

22 Shtator 2022 | 14:36

Superkupa e Evropës mund të mos ekzistojë më prej vitit 2024, pas idesë për krijimin e një minikompeticioni të ri.

UEFA ka menduar zëvendësimin e trofeut në fjalë, me një tjetër strukturë e cila do të përbëhet nga ndeshjet gjysmëfinale dhe finale. Klubet pjesëmarrëse do të jenë, fituesit e Champions, Europa dhe Conference League. Ndërkohë katërshja do të plotësohet dhe me një ekip të Major League Soccer.

UEFA synon shtrirjen edhe më të gjerë në tregun amerikan, ndaj po mendon që vendi pritës i këtij kompeticioni me 4 skuadra, në sezonin e parë të jetë pikërisht Amerika. Ndërkohë në vitin pasues do të vendoset në një vend tjetër, teksa diskutimi do të përfshijë ligat e mëdha evropiane.

Marrëveshja e re e UEFA-s për të drejtat e transmetimit në gjuhën angleze në SHBA për garat evropiane të klubeve për meshkuj ka një përmirësim me 150% nga ajo ekzistuese. Ndërkohë që plani është dhe për zhvillimin e ndeshjeve të fazës së grupeve, eliminimit direkt apo dhe finales jashtë kontinentit, por kjo do të diskutohet me klubet. Diçka e tillë ka ndodhur dhe me sporte të tjera, ku regbi i zhvillon ndeshjet në Londër.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026