Plani i shpenzimeve të qeverisë, kryeministri britanik premton 15 miliardë paund shtesë për mbrojtjen

30 Qershor 2026 | 13:06

Kryeministri britanik Keir Starmer ka njoftuar një financim shtesë prej 15 miliardë paundësh për mbrojtjen, në prag të publikimit të planit shumëvjeçar të shpenzimeve të qeverisë.

Në një fjalim, Starmer deklaroi se buxheti vjetor i mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar do të arrijë në 80 miliardë paund deri në vitin 2029. Ai bëri të ditur se një pjesë e fondeve do të sigurohen përmes anulimit të disa projekteve rrugore dhe energjetike.

“Kur bota po armatoset dhe agresioni po rritet, mënyra më e mirë për të shmangur luftën është të përgatitesh për të”, u shpreh ai.

Plani i Investimeve në Mbrojtje parashikon 5 miliardë paund për zgjerimin e përdorimit të dronëve dhe armëve autonome nga forcat e armatosura. Gjithashtu, ai synon ta shndërrojë Marinën Mbretërore në një “marinë hibride”, duke kombinuar anije të vetëdrejtuara dhe teknologji të inteligjencës artificiale me flotën tradicionale, si edhe financimin e ndërtimit të gjashtë anijeve të reja luftarake.

Njoftimi ka ngjallur reagime nga opozita. Konservatorët e cilësuan planin “shumë të vogël dhe shumë të vonë”, ndërsa Demokratët Liberalë akuzuan qeverinë se “i ka lënë pas dore në mënyrë të rrezikshme forcat e armatosura”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

OKB: Epidemia e Ebolës mund t’i kushtojë Afrikës deri në 3.6 miliardë dollarë

Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se shpërthimi aktual i Ebolës mund t’i kushtojë ekonomisë afrikane deri në 3.6 miliardë dollarë dhe të shkatërrojë qindra mijëra...
13:22 | 30/06/2026

Witkoff dhe Kushner zbarkojnë në Katar për bisedime rreth luftës me Iranin

I dërguari i SHBA-së për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, dhe këshilltari i lartë Jared Kushner mbërritën në Doha për t’u takuar me ndërmjetësuesit e...
12:52 | 30/06/2026

Britania propozon rregulla të reja për platformat mobile të Apple dhe Google

Autoriteti i Konkurrencës dhe Tregjeve (CMA) i Mbretërisë së Bashkuar nisi të martën një konsultim mbi rregullat e propozuara që kërkojnë që Apple dhe Google...
10:59 | 30/06/2026