Përplasje të dhunshme mes qytetarëve dhe policisë, protestuesit hedhin mjete piroteknike
Ka degraduar në dhunë dhe përplasje fizike protesta që po zhvillohet mesditën e sotme përpara Parlamentit. Krahas sulmeve me vezë dhe shishe uji ndaj makinave të deputetëve, situata është tensionuar edhe më tej pas përdorimit të lëndëve të rrezikshme piroteknike ndaj forcave të rendit.
Gjatë përplasjes së ashpër mes turmës dhe efektivëve të policisë, protestuesit kanë hedhur në drejtim të kordonit të sigurisë mjete piroteknike mjaft të forta. Këto shpërthime kanë krijuar panik në terren.
Në këto kushte, policia ka nisur menjëherë operacionin për identifikimin dhe kapjen e personave që hodhën këto mjete të forta piroteknike në mes të kordonit policor.
Burime nga terreni konfirmojnë se shërbimet e policisë kanë ndërhyrë duke shoqëruar disa persona drejt Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë. Mes të shoqëruarve që po dërgohen në komisariat është edhe Dritan Goxhaj.
“Planet madhështore”, Rama publikon bisedat e organizatorëve të protestës, qytetari: Mos e ço nëpër mend dorëheqjen
“Shoqërohen 6 protestues”, Agron Shehaj: U dhunuan hapur përpara kamerave
“Turp, turp”/ Protestuesit mblidhen para Drejtorisë së Policisë, kërkojnë lirimin e të shoqëruarve
- 15:09 “Planet madhështore”, Rama publikon bisedat e organizatorëve të protestës, qytetari: Mos e ço nëpër mend dorëheqjen
- 14:51 Shembet ndërtesa 4-katëshe në Athinë, dyshohet për disa persona të bllokuar
- 14:40 “Shoqërohen 6 protestues”, Agron Shehaj: U dhunuan hapur përpara kamerave
- 14:26 “Turp, turp”/ Protestuesit mblidhen para Drejtorisë së Policisë, kërkojnë lirimin e të shoqëruarve
- 14:20 Lituania me kryeministër të ri, Mindaugas Sinkevicius merr drejtimin e qeverisë
- 14:11 BE-ja nis përgatitjet financiare për anëtarësimin e Malit të Zi