Plani me 15 pika për luftën, a do ta miratojë Irani propozimin e Trump?

30 Mars 2026 | 10:31

Presidenti i SHBA‑së, Donald Trump, ka lënë të kuptohet se Teherani e ka miratuar gjerësisht një plan 15‑pikësh të Shteteve të Bashkuara për t’i dhënë fund luftës.

I pyetur nëse Irani kishte reaguar ndaj propozimit të tij, Trump u përgjigj në bordin e avionit presidencial Air Force One: “Na kanë dhënë shumicën e pikave. Pse të mos e bënin?” Republikani nuk dha detaje të mëtejshme mbi të ashtuquajturat lëshime të Republikës Islamike.

Sipas Presidentit amerikan Donald Trump, ndërkohë Irani ka rënë dakord të lejojë 20 anije të ngarkuara me naftë të kalojnë përmes Ngushticës së Hormuzit. Nisja do të bëhet të hënën në mëngjes dhe do të zgjasë për disa ditë, deklaroi republikani gjatë natës në bordin e avionit presidencial Air Force One. Ai tha se kjo ishte një “shenjë respekti” nga Teherani. Trump u shpreh: “Mund të them vetëm se po përparojmë shumë mirë në këto negociata, por kurrë s’e di se çfarë mund të ndodhë me Iranin. Ne po negociojmë me ta, dhe në fund ndoshta duhet t’i godasim përsëri nga ajri.”

Ministri i Jashtëm i Pakistanit, Ishaq Dar, njoftoi të dielën ndërkohë se bisedimet midis Iranit dhe SHBA‑së për luftën në Lindjen e Mesme priten së shpejti. Pakistani do të jetë vendi mikpritës i këtyre bisedimeve. Dar në fillim nuk dha informacione nëse do të bëhej fjalë për një format të drejtpërdrejtë apo indirekt të negociatave.

Do të marrin SHBA ishullin Charg?

Ndërkohë Presidenti i SHBA‑së, Donald Trump, ka spekuluar rreth marrjes së ishullit iranian Charg nga trupat amerikane. “Ndoshta e marrim Charg-un, ndoshta jo. Ne kemi shumë opsione”, tha Trump për Financial Times në një intervistë të publikuar në mesnatën e së hënës. “Kjo do të thoshte gjithashtu se do të duhej të qëndronim atje për një kohë.”

Ishulli në Gjirin Persik konsiderohet si porti më i rëndësishëm i naftës i Republikës Islamike. Përmes terminalit të cisternave, para luftës aty livroheshin pothuajse të gjitha eksportet iraniane të naftës së papërpunuar. I pyetur për kapacitetet mbrojtëse iraniane në ishull, Trump u përgjigj: “Nuk besoj se ata kanë ndonjë mbrojtje. Ne mund ta merrnim shumë lehtë.”/DW

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Carney dhe Trump zhvillojnë një bisedë telefonike, çfarë u diskutua

Kryeministri kanadez Mark Carney tha të enjten se Presidenti i SHBA-së Donald Trump e telefonoi të mërkurën përpara bisedimeve të NATO-s, duke përshkruar një bisedë...
20:57 | 25/06/2026

NATO do njoftojë dhjetëra miliardë dollarë në kontrata të reja mbrojtëse në samitin e Ankarasë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha të enjten se aleanca do të zbulojë dhjetëra miliarda dollarë në kontrata të reja mbrojtëse në samitin...
20:55 | 25/06/2026

Pamje nga ajri, imazhet e shkatërrimit nga tërmetet katastrofike në Venezuelë (VIDEO)

Pamjet e marra nga ajri tregojnë nivelin e shkatërrimit nga 2 tërmetet 7,2 dhe 7,5 të shkallës rihter që goditën Venezuelën. Të paktën 188 persona...
20:54 | 25/06/2026