Plani për marrëveshjen e armëpushimit, Hamasi kërkon garanci me shkrim nga SHBA
Hamasi kërkon garanci me shkrim nga SHBA për një armëpushim të përhershëm dhe tërheqje të forcave izraelite nga Gaza, përpara se të nënshkruajë marrëveshjen e propozuar të armëpushimit të Joe Biden, thanë burimet.
Sipas mediave të huaja, dy burime egjiptiane të sigurisë i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se Hamasi do ta pranonte planin vetëm nëse garancitë ishin në fuqi.
Egjipti mendohet se është në kontakt me SHBA-në për këtë kërkesë.
“Hamasi kërkon siguri për një kalim automatik nga një fazë në tjetrën sipas marrëveshjes së përcaktuar nga Presidenti Biden,” tha një burim i tretë me njohuri për bisedimet.
Shqetësimet e Hamasit duket se përqëndrohen në kalimin nga faza e parë e planit në të dytën, duke pasur parasysh mungesën e detajeve.
Cila është marrëveshja e propozuar?
E para nga marrëveshja e propozuar trefazore do të ishte një armëpushim që zgjat gjashtë javë, gjatë së cilës Izraeli dhe Hamasi do të negociojnë një përfundim të përhershëm të luftimeve në Gaza, tha Biden kur tregoi planin në fund të majit.
Nëse negociatat zgjasin më shumë se gjashtë javë, armëpushimi do të vazhdojë për aq kohë sa duhet për të arritur një marrëveshje, shtoi ai.
Faza e dytë do të përfshinte dorëzimin e pengjeve të mbetura nga Hamasi dhe tërheqjen e të gjitha forcave të Izraelit nga Gaza.
Faza përfundimtare do të ishte rreth një “plani të madh rindërtimi” për Gazën, sipas presidentit.
Ky plan u mbështet nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të hënën.
LEXONI GJITHASHTU:
Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë
U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare
- 14:09 Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
- 13:56 Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë
- 13:37 U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare
- 13:16 Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps