Plani për zëvendësimin e targave, Elezi: Do të shmanget dhuna, mesazhi për Serbinë

30 Tetor 2022 | 18:36

Qeveria e Kosovës ka vendosur zbatimin në disa faza të vendimit për konvertimin e targave serbe në ato RKS.

Në lidhje me këtë Bedri Elezi nga Instituti i Kosovës për Studime Ndërkombëtare, në një intervistë për Euronews Albania është shprehur se lëvizja e kryeministrit Albin Kurti do të shmang dhunën që ishte paralajmëruar nga Serbia.

“Kemi bërë thirrje që qeveria e Kosovës t’i shmanget dhunës duke krijuar rrethana të reja, në mënyrë që mos të krijojmë mundësi autoriteteve serbe që të shkaktojnë dhunë, e më pas duke shkaktuar protesta të dhunshme. Kjo kërkesë ishte e SHBA dhe pastaj zyrave të QUINT.

Vendimi iKurtit do të shmang dhunën që e kishin paralajmëruar autoritetet e Serbisë. Edhe pse nuk është zgjidhja më e mirë, është një mundësi që të shmanget dhuna dhe faturën për destabilizim nuk besoj se do ta mbajë Kosova”- tha ai.

Sipas tij ky vendim i qeverisë do të krijojë rrethana  të reja për të përçuar mesazhe në Beograd se zgjidhja e vetme për konvertimin e targave është Prishtina zyrtare,

“Po ashtu është një moment që autoritetet e Republikës së Kosovës, të krijojnë rrethana të reja duke përçuar mesazhe të caktuara në drejtim të Beogradit se zgjidhja e vetme për konvertimin e targave është Prishtina zyrtare”- u shpreh Elezi.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026