Platforma e integrimit, Meta i përgjigjet kryeministrit: Rama gënjen, s’është lajm as për të huajt
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka reaguar sërish mbi deklaratën e kryeministrit Rama, i cili tha se kreu i shtetit nuk i ka dorëzuar asnjë platformë me 14 pika për integrimin. Me një shënim në “Facebook”, Meta theksoi se, kjo platformë i është dorëzuar ambasadores së ShBA në Tiranë që në datën 8 prill.
Sipas Metës, shefi i qeverisë shqiptare gënjen, dhe ky veprim sipas tij nuk përbën më lajm.
“Që Platforma për Integrimin Europian (Non Paper) i është paraqitur Ambasadores së SHBA që më 8 prill 2020 është FAKT. Që Rama GËNJEN nuk është më lajm as për të huajt’, shkruan Meta.
Me një shënim në “Twitter”, Rama sulmoi presidentin dhe opozitën, ndërsa e konsideroi “emergjente” uljen në tryezë me opozitën dhe me partnerët e reformës në drejtësi.
Lexoni gjithashtu:
Rama përgënjeshtron Metën, por shpreh gatishmërinë për t’u ulur në dialog me opozitën
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta