Platforma e Presidentit, ambasada amerikane reagon për Euronews Albania
Ambasada Amerikane konfirmon për Euronews Albania se e ka marrë platformën me 14 pika të Presidentit të Republikës, Ilir Meta për integrimin. E pyetur nga Euronews Albania, selia diplomatike më e rëndësishme në Tiranë sqaron se është duke i shqyrtuar propozimet e Presidentit.
Platforma e Presidentit Ilir Meta bën thirrje për arritjen e një konsensusi mes mazhorancës dhe opozitës për reformat më të rëndësishme në vend dhe integrimit në BE. Platforma prej 14 pikash e propozuar nga kreu i shtetit ndalon në disa çështje, që nga miratimi me konsensus i reformës zgjedhore, tërheqja e mazhorancës nga paketa antishpifje, e deri tek çështjet që lidhen me drejtësinë. Pikërisht pikat që kanë të bëjmë me reformën në drejtësi kanë shkaktuar dhe reagim të fortë.
Kryeministri Edi Rama pas një deklarate të bërë sot nga Presidenti lidhur me platformën për integrimin, reagoi duke thënë se deri tani nuk ka marrë asnjë propozim nga Meta.
“Presidenti nuk më ka dorëzuar asnjë platformë, por jam gati të ulem në çdo moment me të, me opozitën brenda dhe jashtëparlamentare e me partnerët e reformës në drejtësi, që t’i vëmë pikat mbi “i” të gjitha pikave të të gjitha palëve në shqip e anglisht, se teatri ra, iku e na la”, deklaroi z. Rama.
Lexoni gjithashtu:
Zbardhet Platforma me 14 pika, Meta kërkon Këshill Politik për çdo ndryshim në reformën në Drejtësi
Rama përgënjeshtron Metën, por shpreh gatishmërinë për t’u ulur në dialog me opozitën
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta