Platformë me AI që “armatosë” qelizat imunitare kundër kancerit
Një përparim revolucionar në luftën kundër kancerit vjen nga bota e shkencës dhe teknologjisë. Një grup shkencëtarësh ka zhvilluar një platformë të re të inteligjencës artificiale që dizenjon në kompjuter përbërës të proteinave dhe ndihmon në modifikimin e qelizave imunitare për të goditur saktësisht qelizat kancerogjene.
Metoda, e publikuar në revistën prestigjioze Science, bazohet në krijimin e molekulave të personalizuara që drejtojnë qelizat T të sistemit imunitar drejt shënjestrave specifike të kancerit, përmes strukturave të njohura si molekula pMHC.
Revolucion në kohën e trajtimit
Sipas studiuesve, kjo qasje shkurton ndjeshëm kohën për të zbuluar molekulat vepruese — nga disa vjet në vetëm pak javë.
“Ne po krijojmë një ‘palë sy të rinj’ për sistemin imunitar,” tha profesori Timothy P. Jenkins nga Technical University of Denmark, një nga autorët kryesorë të studimit.
“Platforma jonë përdor inteligjencën artificiale për të ndërtuar me shpejtësi të pabesueshme molekula që drejtojnë qelizat imunitare drejt qelizave kancerogjene.”
Testimet premtuese në laborator
Shkencëtarët testuan sistemin e ri me një shënjestër të njohur kancerogjene, NY-ESO-1, e cila shfaqet në disa forma të ndryshme të sëmundjes. Ata krijuan një “mini-lidhës” që lidhej me molekulat pMHC të kësaj shënjestre, duke gjeneruar një produkt të quajtur qeliza IMPAC-T të cilat orientonin qelizat T për të eliminuar ato të sëmura në laborator.
Në një tjetër eksperiment, ekipi përdori të njëjtën qasje për të synuar qeliza kancerogjene nga një pacient me melanomë metastatike, duke treguar potencialin për imunoterapi të personalizuar.
Siguri dhe kontroll me IA
Një element kyç i teknologjisë së re ishte zhvillimi i një kontrolli virtual të sigurisë. Përmes inteligjencës artificiale, shkencëtarët filtruan molekulat që mund të dëmtonin qelizat e shëndetshme.
Sipas profesorit Jenkins, mund të duhen deri në pesë vite para se trajtimi të nisë testimet e para klinike te njerëzit. Por kur kjo të ndodhë, procesi do të jetë i ngjashëm me terapitë ekzistuese: do të merret një kampion gjaku nga pacienti, qelizat imunitare do të përpunohen në laborator dhe më pas do të riinjektohen në trupin e pacientit – tashmë të “armatosa” për të luftuar kancerin.
Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit