“PlayStation” nuk do përdorë lojëra në disqe duke nisur nga 2028-a

1 Korrik 2026 | 20:12

Nga janari i vitit 2028, lojërat e reja elektronike për platformën legjendare “PlayStation” nuk do të publikohen më në disqe.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kompania, e cila përmes një komunikate ka saktësuar se lojërat e reja do të mund të blihen sërish në dyqan, por do të shoqërohen me një kod digjital.

Njoftimi vjen pak ditë pasi kompania “Rockstar” njoftoi se loja e shumëpritur “Grand Theft Auto 6” do të publikohet pa qenë e hedhur në një disk fizik.

Vendimi përbën një lëvizje domethënëse për industrinë e lojërave, që në vitet e fundit po bazohen më shumë në shpërndarjen digjitale.

Kompania “Sony” deklaroi se gjithçka është vendosur pasi preferencat e konsumatorëve dhe industrisë së argëtimit vazhdojnë të largohen nga disqet fizike tek opsionet digjitale.

“Ky është një vendim i natyrshëm për “Sony Interactive Entertainment”, në mënyrë që të përshtatet me trendin e konsumatorëve që po zgjedhin gjithnjë e më shumë alternativat digjitale ndaj atyre fizike”, thuhet në komunikatë.

Por lëvizja ka hasur kritika në forumet online, me gazetarët ekspertë të lojërave elektronike që e kanë quajtur atë një “goditje ndaj të drejtave të konsumatorit”.

“Kjo manovër përbën një shqetësim dhe një problem të madh për konsumatorët me të ardhura të ulëta, që zakonisht i marrin lojërat hua nga miqëtë, në pamundësi për t’u përballur me çmimet e larta”, ka deklaruar Vikki Blake.

Nga ana e saj, kompania “Sony” tha se kalimi në formatin digjital nuk do të ndikojë tek lojërat që tashmë janë publikuar, apo që do të publikohen përpara janarit 2028.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

BE ndan 20 milionë euro për të promovuar paqen në Kaukazin Jugor

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi të mërkurën në Baku një program prej 20 milionë eurosh për të mbështetur paqen në Kaukazin...
21:06 | 01/07/2026

Britania: 80 mijë dollarë gjobë ose dënim me burg për punëdhënësit që marrin punëtorë të paligjshëm

Punëdhënësit në Mbretërinë e Bashkuar që punësojnë punëtorë të paligjshëm si shoferë shpërndarjeje apo punëtorë ndërtimi do të përballen me gjoba të rënda ose dënime...
21:01 | 01/07/2026

Zelensky i përgjigjet Rusisë: Ukraina godet rafinerinë më të madhe dhe kryesore të naftës (VIDEO)

Forcat ukrainase kanë goditur rafinerinë kryesore të naftës në Ufa të Rusisë për herë të dytë brenda një jave, ka deklaruar presidenti i Ukrainës, Volodymyr...
20:52 | 01/07/2026