Plazhet e Barcelonës ofrojnë mundësi që personat me aftësi ndryshe të notojnë
Të gjithë kanë të drejtë të shijojnë plazhin dhe për më shumë kur të ofrohet mundësia dhe të gjitha mjetet e duhura që të mos ndihesh ndryshe.
Në Barcelonë autoritetet kanë vendosur në dispozicion të personave me aftësi ndryshe të gjitha mjetet e duhura që edhe ata të shijojnë detin.
7-vjeçari Max Segui buzëqesh, ndërsa babai e çon në breg të detit. Segui vuan nga paraliza cerebrale dhe përdor një karrocë që ja bën të vështira udhëtimet në plazh, por tanimë ai po përdor një shërbim të veçantë të drejtuar nga bashkia e qytetit të Barcelonës, shërbim që ka ndihmuar mijëra plazhistë me aftësi ndryshe.
Shërbimi përfshin karrige, dhoma veshjesh të veçanta të përshtatura për të gjithë dhe nëntë roje shpëtimi të trajnuar posaçërisht për të ndihmuar ata persona që kanë nevojë për ndihmë të specializuar.
“Unë mund të notoj dhe të luaj. Dhe ata gjithashtu kanë gjëra që njerëzit të notojnë, ata më dhanë një xhaketë shpëtimi. Njerëzit që nuk mund të ecin vijnë gjithmonë këtu”, shprehet Segui.
“Kjo na ndihmon shumë sepse përndryshe nuk do të isha në gjendje të notoja vetë”, tha Nati Gines, 58 vjeç, e cila përdor një protezë në këmbë dhe futet në ujë në një karrige amfibi.
Ndërsa 74-vjeçari Luis Ferrer mund të ecë me paterica, por ka nevojë për ndihmë.
“Unë dua të ndiej se mund të bëj gjëra që kurrë nuk kam menduar se mund t’i bëj dhe ndihem shumë më mirë. Unë mund të flas vetëm për mrekulli të njerëzve që na ndihmojnë,” shprehet ai i emocionuar.
LEXONI GJITHASHTU:
- Mbi 400 hektarë tokë digjen në Barcelonë, zjarri u shkaktua nga një bisht cigareje
- Personat me aftësi të kufizuara marrin përkujdesje të papërfillshme nga shteti
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta