Plazhi pret pushuesit, nënkryetari i Shoqatës së Operatorëve Turistikë: Të hapen sa më shpejt kufijtë

22 Maj 2020 | 14:56

Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi, ka theksuar se brenda këtij muaji do të hapen kufijtë tokësorë me vendet e rajonit. I ftuar mbrëmjen e djeshme në “Ilva Now”  ministri nuk dha një datë konkrete se kur njerëzit do lejohen të hyjnë në det, por shtoi se kushti kryesor është që të ruhet distanca dhe higjiena personale.

Nënkryetari i Shoqatës së Operatorëve Turistikë, Rexhep Kasmi i ftuar në Euronews Albania tha se ky sektor po përballet me vështirësi të shumta, kjo për shkak të pandemisë globale të COVID-19.

“Momenti që ndodhi mbyllja e çdo gjëje, ne ishin në fillim të sezonit të turizmit, sepse marsi fillon me turet kuturore që vijnë nga e gjithë bota. Ne kemi tre muaj që jemi të bllokuar. Tani që filluan të aktivizohen disa aktivitete, ne vazhdojmë akoma që mos të kemi asnjë lloj aktiviteti për turizmin kulturor, dhe atij të interesit të veçantë, të gjitha llojeve të turizmit, përveç plazhit mendohet të vijojnë pas lejimit të fluturimeve. Turizmi i plazhit kuptohet se po u hapën kufijtë pritet të ketë një lëvizje dhe avash avash ky sektori pritet të gjenerojë të ardhura dhe të aktivizojnë punëtorët e tyre”, tha ai

Ai u bëri apel strukturave shtetërore që të hapin kufijtë me rajonin, me qëllim për t’i dhënë një shtysë të shpejtë këtij sektori. Sipas tij, ministria e Turizmit duhet të rishikojë protokollin e masave higjieno-sanitare pasi është tepër i komplikuar.

“Ato që dihen janë kërkesa ekonomike, pjesërisht janë plotësuar, por nëse është folur për një paketë të tretë, kjo akoma nuk ka ndodhur. Ndoshta kjo është duke u hartuar nga qeveri, por nuk jemi në dijeni, sepse nuk jemi palë e tryezave ku hartohet kjo paketë. Të hapen sa më shpejt kufijtë. Një ditë e më përpara që hapen kufijtë, është në ndihmë të sektorit. Të gjithë kanë një qellim: të hapen sa më shpejt dhe të lëvizin sa më shpejt. Rishikimi i masave, në fillim kishte një protokoll, për mendimin tonë ishte ekstrem i komplikuar dhe nuk e ndihmonte sektorin, por e komplikonte. Ai protokoll sigurie duhet të rishikohet”, shtoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026