Plehrat shkatërrojnë turizmin, vendas e turistë të huaj ankohen për mbetjet në Kavajë e Golem
Turizmi që sapo doli nga vështirësitë e pandemisë po goditet këtë herë nga mungesa e menaxhimit të mbetjeve. Pas Durrësit edhe Kavaja po përballet me të njëjtin problem. Turistët e huaj e kanë quajtur situatën “masakër”, ndërsa Ministria e Turizmit dhe Mjedisit nuk ka reaguar ende.
Në mes të sezonit turistik, zona e njohur si plazhi i Golemit në Kavajë i ka pritur turistët vendas dhe të huaj me erën dhe pamjen e mbeturinave. Mbetjet shoqërojnë të gjitha rrugët që të çojnë drejt detit dhe resorteve me 5 yje në këtë zonë.
Disa turistë nga Polonia, e përshkruan vetëm me një fjalë situatën:
“Masakra, masakra”.
Pushuesit vendas thonë se mbetjet nuk pastrohen prej më shumë se një javë.
“Të paktën që një javë që jam unë këtu, kështu janë, pa u hequr. As nuk merret kush me atë punë”, u shpreh një qytetar.
“Ku është Blendi Klosi që thotë pastërti në plazhin e Golemit, e në qytet të Kavajës?”, tha një qytetar.
“Nuk rrihet kështu. Turpi më i madh, të vijnë turistët këtu, të shohin këto gjëra”, u shpreh një tjetër.
E njëjta pamje gjendet edhe brenda lagjeve të Kavajës. Qytetarët dhe bizneset shprehen të shqetësuar për fatin e taksave të tyre.
“Ka një kohë të gjatë, nuk e di, unë e kam lagjen andej, po edhe atje te lagjja jonë ashtu është. Ka dy javë që nuk pastrohen. Atje të mbyt era”, u shpreh një qytetare.
Për shërbimin e pastrimit në qytet dhe Njësinë Administrative Golem, rezulton se Bashkia Kavajë, ka kontrata aktive me shoqërinë Alko Impex Construction SH.P.K.
Ndërkohë prej më shumë se një javë, një nga vend-depozitimet e mbetjeve të Bashkisë Kavajë pranë kodrës së Kazies, vazhdon të digjet.
Sipas burimeve të Euronews Albanian, Prokuroria e Kavajës ka regjistruar procedim penal në lidhje me ngjarjen.
Dy akuzat që po hetohen janë “shpërdorim detyre” dhe “ndotja e ajrit dhe detit”.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta