Pllakat e gramafonit shiten më shumë sesa CD-të për herë të parë në dekada

14 Mars 2023 | 12:25

Pllakat e gramafonit janë shitur më tepër se disqet kompakte (CD) në Shtetet e Bashkuara, për herë të parë prej vitit 1987, sipas një raporti të ri.

Sipas Shoqatës për Industrinë e Incizimeve në SHBA, më 2022, në territorin amerikan janë shitur 41 milionë pllaka të gramafonit – në vlerë të 1.2 miliard dollarëve – në krahasim me 33 milionë CD, në vlerë të 484 milionë dollarëve.

Viti 2022 ka qenë i 16-i me radhë kur është shënuar rritje e fitimeve në blerjen e kopjeve fizike të incizimeve, shkruan REL.

Në raportin e Shoqatës për Industrinë e Incizimeve, është thënë se shitjet janë rritur sidomos pas vitit 2021, kur bota ka nisur të ringjallet pas pandemisë së koronavirusit.

Kopjet fizike të projekteve muzikore kanë vazhduar të performojnë më mirë sesa shkarkimet në platformat digjitale, ka gjetur raporti, sipas të cilit shkarkimet kanë shënuar rënie për 20 për qind.

Këto shifra përbëjnë kontrast të vërejtshëm me popullaritetin që u është dhënë shkarkimeve digjitale më 2012, kur 43 për qind e fitimeve të industrisë muzikore është gjeneruar prej tyre.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026