Plotësimi i Kushtetueses, “Ligjet” miratojnë kandidaturën e Altin Binajt

15 Dhjetor 2020 | 16:02

Komisioni i Ligjeve miratoi kandidaturën e Altin Binaj për anëtar në Gjykatën Kushtetuese.

Vendimi erdhi pasi Binaj doli në seancë dëgjimore para anëtarëve të Komisionit, ku bëri një prezantim të eksperiencës së tij profesionale, arsyet që e shtynë për të kandiduar, por edhe objektivat që ai synon të arrijë nëse do të votohet për të marrë pozicionin e anëtarit të Kushtetueses.

Pasi kaloi sot në Komisionin e Ligjeve, kandidatura e Binajt do të votohet në Kuvend ditën e enjte që do të jetë dhe seanca e fundit parlamentare për këtë vit.

Bashkimi Evropian dhe ambasadorët e huaj në Tiranë vazhdimisht kanë bërë thirrje që Gjykata Kushtetuese të bëhet funksionale para fundit të këtij viti pasi mbetet një prej kushteve kryesore për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Aktualisht në Gjykatën Kushtetuese janë anëtare vetëm katër zonjat, Vitore Tusha, Elsa Toska, Marsida Xhaferllari dhe Fiona Papajorgji, ndërkohë që pesë vendet e tjera mbeten vakante. Gjykatës Kushtetuese i duhen edhe dy emërime të reja për t’u bërë funksionale.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026