Plotësohet trupa për gjyqin ndaj Saimir Tahirit, Dhimitër Lara nuk ka konflikt interesi
Dhimitër Lara do të jetë gjyqtari që do të zëvendësoj Nure Drenin në gjyqin që po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme të Apelit ndaj Saimir Tahirit. Zëvendësimi erdhi pas shkarkimit të Drenit nga procesi i vetingut, proces që nuk mundi ta kalojë pas problemeve me pasurinë.
Seanca e radhës për ish-ministrin e Brendshëm do të zhvillohet në datën 24 qershor, ku është caktuar të jepet vendimi. Por, me ardhjen e gjyqtarit të ri në trupë ndoshta do të kemi një shtyrje për shkak të kohës së pakët në dispozicion për t’u njohur me dosjen.
Megjithatë duhen edhe 5 ditë nga seanca dhe kjo kohë mund të shërbejë që gjykatësi Lara të njihet më çështjen. Por, duhet parë edhe reagimi i avokatëve nëse kanë rezerva për këtë zgjedhje.
Para Larës, shorti caktoi Saida Dollanin, e cila dha dorëheqjen për shkak të konfliktit të interesit. Saimir Tahiri në seancën e datës 11 qershor u mbrojt vetë para gjykatës duke kërkuar pafajësi për akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Ish-ministri i Brendshëm tha në përfundim të seancës se e kishte bërë punën e tij më mirë se kushdo nga ata zyrtarë të kabinetit qeveritar që ishin dhe ata që janë tani. Ndërsa prokuroria kërkoi dënimin me 8 vite heqje lirie për trafik ndërkombëtar drogë dhe grup i strukturuar kriminal. Vendimi i apelit është i formës së prerë dhe nga ai vendoset edhe fati politik i Saimir Tahirit.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta