Po fotografonin objekte të paligjshme në Norvegji, arrestohen 4 rusë
Katër shtetas rusë – tre burra dhe një grua – u arrestuan javën e kaluar dhe janë në paraburgim në Norvegji, pasi u panë duke fotografuar objekte që nuk lejohen të fotografohen.
Kështu tha policia norvegjeze më 17 tetor, pa specifikuar se cilat objekte kishin fotografuar të arrestuarit.
Policia gjeti “pajisje për fotografim dhe shumë fotografi”, kur makina me të cilën po udhëtonin të arrestuarit u ndalua për kontroll më 11 tetor.
Autoritetet nuk kanë publikuar identitetin e të arrestuarve. Policia tha se ata erdhën në Norvegji përmes Finlandës, duke pretenduar se janë turistë.
Autoritetet në Norvegji nuk treguan nëse ky rast është i lidhur me dy raste të tjera të rusëve të arrestuar në shtetet e tjera nordike, që janë anëtarë të NATO-s, pasi policia zbuloi se ata posedonin dronë.
Në javët e fundit, një numër dronësh janë raportuar se janë parë pranë platformave të naftës dhe gazit në Norvegji.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta