Po kontrabandonte produkte ushqimore, në pranga 58 vjeçari në Shkodër

6 Tetor 2022 | 20:52

Një 58-vjeçar është arrestuar mbrëmjen e sotme në Shkodër pasi është kapur duke kontrabanduar produkte të ndryshme ushqimore.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë A. Ç. banues në lagjen Salo Halili, Shkodër, i cili u kap në hyrje të kufirit të Hanit të Hotit.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Benz” u gjetën dhe u sekuestruan produkte të ndryshme ushqimore, të cilat 58-vjeçari nuk i kishte deklaruar.

Produktet ushqimore janë sekuestruar nga policia, ndërsa 58-vjeçari do përballet me veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026