“Po luftojmë qorrazi”- SHBA ndërpret ndarjen e imazheve satelitore me Ukrainën

8 Mars 2025 | 10:53

SHBA ka rritur presionin ndaj Ukrainës për të nxitur arritjen e një marrëveshjeje paqeje me Rusinë, duke hequr aksesin në imazhet satelitore që firma amerikane Maxar ofron. Këto fotografi, të përdorura për të monitoruar lëvizjet e trupave ruse dhe për të vlerësuar dëmet pas sulmeve ajrore, nuk do të jenë më të disponueshme për ushtrinë ukrainase.

Në një deklaratë, Maxar theksoi se vendimi është marrë në përputhje me politikën e presidentit amerikan Donald Trump, duke bllokuar kështu aksesin për Ukrainën në këto imazhe jetike. Imazhet satelitore kanë qenë një mjet strategjik për Kievin, të cilat shfrytëzohen për planifikimin e misioneve zbulimore me dron, lokalizimin e depove ruse të tankeve dhe automjeteve, si dhe për vlerësimin e efektivitetit të sulmeve të thella në zonat e kontrolluara nga Rusia.

Vendimi vjen në një javë të vështirë për Ukrainën, pasi SHBA fillimisht ndërpreu ndihmën ushtarake ndaj Kievit dhe më pas ndaloi ndarjen e informacionit të inteligjencës. Heqja e kësaj ndihme strategjike shihet si një tjetër përpjekje për të presionuar Ukrainën në bisedimet e paqes me Rusinë.

Një zyrtar ushtarak ukrainas komentoi se ndalimi i aksesit në këto fotografi do të thotë se ushtria “po lufton qorrazi”, duke theksuar ndikimin negativ që ky vendim mund të ketë në aftësitë operative të Kievit në terren.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shefi i përkohshëm i inteligjencës amerikane shkarkon dhjetëra anëtarë të stafit

Drejtori amerikan i inteligjencës kombëtare (DNI), Bill Pulte ka shkarkuar disa anëtarë të stafit. Këto shkarkime vijnë më pak se një javë pasi presidenti amerikan...
11:24 | 24/06/2026

Skandalet e korrupsionit që përfshijnë qeverinë dhe familjen e tij, Sánchez dëshmon në Kongres

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, u paraqit para Kongresit të Deputetëve të mërkurën për të folur mbi valën e rasteve të korrupsionit që rrethojnë qeverinë,...
11:20 | 24/06/2026

Ben-Gvir sfidon SHBA-në: Izraeli do të veprojë i vetëm kundër Iranit nëse është e nevojshme

Ministri i Sigurisë Kombëtare i Izraelit, Itamar Ben-Gvir, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara janë “shumë naive” nëse besojnë se Irani do të heqë dorë...
11:10 | 24/06/2026