‘Po monitorojmë situatën në Poloni’, Stoltenberg: Aleatët po konsultohen

15 Nëntor 2022 | 22:34

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi se aleanca ushtarake po monitoron situatën, pasi dy raketa me origjinë ruse goditën Poloninë duke lënë dy të vdekur.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Stoltenberg tha se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin polak, Andrzej Duda, ku i shprehu edhe ngushëllimet për ngjarjen.

Ndër të tjera, Stoltenberg nënvizoi se është e rëndësishme që të gjitha faktet të vërtetohen.

“Fola me Presidentin Duda në lidhje me shpërthimin në Poloni. I shpreha ngushëllimet e mia për humbjet e jetëve. NATO po monitoron situatën dhe aleatët po konsultohen nga afër. Është e rëndësishme që të gjitha faktet të vërtetohen”, shkroi ai në Twitter.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026