Po pastrohen para me kullat? Arben Meçe: Nuk e bën investitori, por blerësi
Inxhineri Arben Meçe thotë se pastrimi i parasë në sektorin e ndërtimit, konkretisht me kullat shumëkatëshe në Tiranë, nuk bëhet nga investitori, por nga blerësi.
Në një intervistë për Euronews Albania, Meçe u shpreh se tanimë ka mekanizma, të cilat kontrollojnë investitorët.
“Procesi i ndërtimit në Shqipëri ka pasur një teknologji që ka ndryshuar tashmë në marrëdhënie me investitorin. Nëse deri 5 vjet më parë, investitorët hapnin themelin dhe e shisnin në themel ndërtimin, tashmë investitorët, të cilët janë fuqizuar, nuk ndjekin më këtë skemë.
Që kur fillon themelet, duhet të deklarosh paratë. Kur ndërtohet, të pyesin ku i gjete paratë? Nuk është pastrimi i parasë që ngre çmimin, është tregu. Përdoret në mënyrë populiste pastrimi i parasë dhe harroni që ne jemi pjesë e kësaj loje. Nuk e bën investitori pastrimin e parasë, e bën blerësi pastrimin e parasë”, theksoi ai.
Vlera e lejeve të ndërtimit të dhëna në Tiranë përgjatë dy viteve 2020 dhe 2021 arrin në rreth 800 milionë euro.
327 milionë euro është vlera e atyre të dhëna në 2020 dhe rreth 470 milionë euro e lejeve të dhëna në 2021.
600 milionë euro përllogaritet shuma e investimit për godina shumëkatëshe, si për banim ashtu edhe për hoteleri, qendra tregtare apo aktivitete të tjera biznesi.
LEXONI GJITHASHTU
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta