Pochettino justifikohet për zëvendësimin e Messit ndaj Lyonit
Trajneri i Paris Saint-Germain, Maurizio Pochettino, ka mbrojtur vendimin e tij për të zëvendësuar Lionel Messin në ndeshjen e fundjavës.
Në një deklaratë për shtyp, Pochettino tha se është në postin e trajnerit “për të marrë vendime” gjë që “mund të pëlqehen, mund dhe të mos pëlqehen”.
Messi u zëvendësua në mënyrë të beftë gjatë ndeshjes kundër Olympique Lyon në fundjavë. Ishte minuta e 76-të kur ai u largua nga fusha në vend të Hakimit. Mimika e tij në momentin e zëvendësimit u bë menjëherë virale në internet.
Në atë moment rezultati ishte 1-1, por PSG ia doli ta fitojë ndeshjen falë golit të Mauro Icardit në fund.
“Duhet të marrim vendime për të mirën e skuadrës. Ka raste që vendimet kanë rezultate pozitive, por ka dhe raste që nuk kanë. Unë jam këtu për t’i marrë këto vendime,” – u justifikua Pochettino, telefonata e të cilit mendohet se ndikoi në momentin e transferimit të Messit gjatë verës në Paris.
Pas 6 javësh kampionat francez, PSG kryeson me pikë të plota (18), pesë më shumë se Olympique Marseille e vendit të dytë.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta