Poeti lirik Skënder Rusi vlerësohet me titullin “Qytetar Nderi” i Korçës

16 Korrik 2021 | 16:49

Pas 50 vitesh kontribut në poezinë lirike, Skënder Rusi ka marrë titullin “Qytetar Nderi” nga Këshilli Bashkiak i Korçës. Pas një pune kolosale ndër vite kushtuar qytetit të tij, Rusi siguroi qytetarët që do të vijojë të lartësoj Korçën siç ajo e meriton.

“Këshilli i bashkisë Korçë i jep titullin” Qytetar Nderi “i qytetit të Korçës zotit Skënder Rusi me motivacionin, për kontributin e tij të shquar në botën e letrave, si dhe për shpirtin e tij poetik kushtuar Korçës dhe korçarëve”, tha Erjon Nexhipi, kryetari i Këshillit Bashkiak të Korçës.

Ky vlerësim i është bërë poetit Rusi pikërisht në 69-vjetorin e tij të lindjes.

Për djalin e tij, Eris Rusi ky është një titull i cili vjen pas një pune kolosale që babai i tij i ka dedikuar qytetit të Korçës.

“U vlerësua një poet për një karrierë 50 vjeçare në rrugëtimin e poezisë, me një botim prej 25 librash përgjatë kësaj hapësire gjysmëshekullore dhe vlerësimi bëhet mbi një meritë mbase që është specifikë identifikuese, veçanërisht për poetin Skënder Rusi. Ai i ka kushtuar një libër me poezi vetëm një qyteti, qytetit të Korçës. Gjithë libri ka poezi për gjithë himtesinë që ky qytet fal në panoramën shqiptare dhe me gjerë”, u shpreh Eris Rusi.

Poeti korçar në fund kishte dy fjalë për personat që ishin prezent në evenimentin dedikuar atij.

“Do vazhdoj ta lartësoj Korçën ashtu siç e meriton ajo, ashtu siç e meritojmë në të gjithë”, tha Skënder Rusi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026