Polakët protesta në mbështetje të refugjatëve në kufi: Ndaloni torturat
“Ndaloni torturat në kufij”, “Askush nuk është i paligjshëm” janë këto sloganet që mbanin në duar mijëra protestues në Poloni të cilët marshuan në shenjë solidariteti me emigrantët dhe azilkërkuesit të cilët përpiqen të kalojnë kufirin mes Bjellorusisë dhe Polonisë.
Ata akuzojnë autoritetet polake për sjellje brutale ndaj emigrantëve duke i kthyer në kufij.
Vendosja e situatës së emergjencës në kufij ka ndaluar punonjësit e të drejtave të njeriut të shkojnë e të ndihmojnë njerëzit në nevojë.
“Nuk jam dakord me metodat e përdorura nga autoritetet, kthime ilegale, kundërshtime e mbi të gjitha në kufij vdesin gra e fëmijë. Është thjesht e turpshme”, tha Agnieszka Holland, regjisor.
“Edhe unë kam qenë refugjat. Erdha në Poloni në 1996. Kalova kufirin pikërisht ku njerëzit po vdesin tani. Kam qëndruar aty 20 ditë, ndaj e di çfarë po them. Më vjen vërtet shumë keq për ata njerëz që janë vetëm, pa asnjë ndihmë”, Elmi Abdi, president i Shoqatës Somali në Poloni.
Ndërkohë, vendasit që jetojnë pranë kufirit po nxiten të ndezin një dritë jeshile për të sinjalizuar se ata mund t’u sigurojnë emigrantëve ushqim dhe strehim.
Emigrantët në kufi janë duke u përballur me temperatura shumë të ulëta, e madje në mediat sociale ka nisur një fushatë për të rritur ndërgjegjësimin për ndihmë.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush