“Polarizimi shoqëror, arma e tij e fortë”, diplomati: Ja si i fitoi zgjedhjet Trump

25 Tetor 2024 | 21:12
Diplomati Bernard Nikaj ishte i ftuar këtë të premte në emisionin “Balkan Talks” në Euronews Albania, ku analizoi situatën politike në SHBA dhe mundësitë për rikthimin e Donald Trump.
Ai theksoi se ndonëse Trump ka një avantazh të theksuar ndaj presidentit aktual Joe Biden, entuziazmi i Kamala Harris, e cila ka hyrë në garë më vonë, ka ndihmuar në përmbysjen e situatës.

“Kur kemi parasysh verën e këtij viti, Trump kishte një avantazh të dukshëm ndaj Biden, por kjo u ndryshua me kandidaturën e Harris. Sfida është se sa do të mbajë Harris këtë entuziazëm që kishte kur u fut në garë,” tha Nikaj.

Ai e vlerësoi punën e Harris-it për të ruajtur entuziazmin për fushatën e saj, pavarësisht se ajo hyri më vonë se Trump.

Nikaj theksoi se Trump vazhdon të mbetet një kandidat polarizues, duke ashpërsuar retorikën e tij dhe përdorur elemente të polarizimit shoqëror për të fituar mbështetje.

“Prandaj kur shohim sondazhet, kuptojmë që zonja Harris ka bërë një punë shumë të mirë për ta mbajtur entuziazmin për fushatën e vetë edhe pse është futur më vonë se Trump. Zoti Trump është i jnjëjti kandidfat, nuk është se ka vendosur ndonjë element të ri në qasjen e tij, ka ashpërsuar retorikën e tij edhe më tej sesa e kishte ashpërsuar më herët. Trump është një kandidiat polarizues dhe luan me këtë letrën e polarizimit shoqëror dhe me këtë ka fituar edhe herën e kaluar. Pra me etiketimet lidhur me gjininën, racën, janë arma kryesore që ai përdor gjatë gjithë fushatës”, tha diplomati Nikaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE

Profesori Enver Bytyçi i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Balkan Talks’ me Franko Egron në Euronews Albania ka folur lidhur me refuzimin e 8...
19:12 | 11/07/2026

“Dorëheqja e Vuçiç do ndryshonte gjithçka në Serbi”, analisti: Ja kush do kishte përparësi

Në një lidhje live për Euronews Albania me gazetarin Franko Egro, analisti Valon Arifi komentoi zhvillimet e fundit politike në Serbi dhe mundësinë e zgjedhjeve...
18:30 | 27/06/2026

Eksperti: Vuçiç për disa javë do japë dorëheqjen si president

Aktivisti Valon Arifi i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Balkan Talks’ në Euronews Albania ka folur lidhur me mitingun që do të zhvillohet në...
18:20 | 27/06/2026