Sondazhi i ri: Harris, Trump me mbështetje të barabartë për votën popullore
Kandidatja demokrate Kamala Harris dhe rivali i saj republikan Donald Trump kanë një mbështetje të barabartë në elektoratin amerikan, me 48% secili përsa i përket votës popullore për zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit në SHBA, sipas një sondazhi të fundit të gazetës New York Times dhe Kolegjit Siena të publikuar të premten.
Në zgjedhjet e fundit, demokratët kanë pasur një avantazh në votën popullore edhe kur kanë humbur Kolegjin Zgjedhor dhe si rrjedhojë Shtëpinë e Bardhë. Sondazhi vjen më pak se dy javë para zgjedhjeve.
Ky sondazh është i ngjashëm me anketa të tjera që të gjitha i nxjerrin kandidatët me rezultat të ngushtë, çka do të thotë që është e vështirë të parashikohet se cili do të fitojë. Zgjedhjet presidenciale të këtij viti mund të përcaktohen nga një numër i vogël votuesish.
Zonja Harris dhe zoti Trump mbeten efektivisht me mbështetje të njëjtë pas tre muajve më të trazuar në historinë moderne të politikës amerikane.
Një debat presidencial, të cilit ju atribuua gjerësisht tërheqja nga gara e Presidentit Joe Biden, dy atentate ndaj zotit Trump, dhjetëra tubime në shtatë shtete që do të përcaktojnë rezultatin e zgjedhjeve dhe qindra miliona të shpenzuara për reklama, me sa duket nuk kanë arritur ta ndryshojnë trajektoren e garës.
LEXONI GJITHASHTU:
Ministri Salla takim me fermerët në Korçë: Dëmshpërblimet për përmbytjet do jepen së shpejti
Zjarr në Novoselë, zjarrfikëset në vendngjarje. Rrezikohen banesat pranë (VIDEO)
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
- 16:08 Netanyahu paralajmëron Iranin: Nëse sulmohemi do të jetë një ngjarje ndryshe, shumë më e fuqishme
- 16:06 Deklarata e ministres serbe, PD kërkon shpalljen “non grata” të Snezhana Paunoviç dhe paditjen për nxitje të gjenocidit
- 16:05 Operacioni i fshehtë ‘Maçoku me çizme’ për Teheranin! Si do të përdoreshin kurdët për ndryshimin e regjimit
- 16:02 Nëntë të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza, mes tyre dhe një fëmijë 10-vjeçar
- 16:01 Ministri Salla takim me fermerët në Korçë: Dëmshpërblimet për përmbytjet do jepen së shpejti
- 15:54 Lamine Yamal kundër Mbappe, yjet e La Ligës gati për përballjen e Kupës së Botës