Policët marrin shpërblimin, përjashtohen nga përfitimi financiar efektivët me vërejtje
Trupa e Policisë së Shtetit prej së martës ka marrë në llogaritë e tyre bankare shpërblimin për fundvitin.
Burime për Euronews Albania nga uniformat blu bëjnë me dije se buxheti për shpërblimet është siguruar nga fondet e vetë 12 drejtorive vendore të policisë.
Mësohet se shpërblimet kanë varjuar nga 20 mijë deri në 40 mijë lek për efektiv, në varësi të fondit të drejtorisë ku ushtron detyrën dhe vlerësimit të eprorëve për përformancën e punës.
Por jo e gjithë trupa prej rreth 12 mijë efektivësh kanë marrë bonusin.
Ata efektivë që kanë vërejtje apo masë disiplinore në fuqi, janë përjashtuar nga përftimi financiar.
Shpërblimi për policët vjen pas një viti ku uniformat blu kanë qenë një strukturë e angazhuar në disa prioritete, përfshirë zbatimin e masave anti-COVID.
Shpërblimi i tyre erdhi pas ndryshimit që qeveria i bëri VKM-sw së vitit 2010-të “për krijimin dhe përdorimin e fondit të veçantë”, duke i hapur rrugë shpërblimit nga fondet e veta, si edhe për stafet mjekësore nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
Ndërkohë një tjetër kategori që përfitoi shpërblim në masën 5 mijë lek këtë fundvit, ishin edhe pensionistët.
Lexoni gjithashtu:
Dalin datat e shpërblimit, 10 ditë kohë për pensionistët për të marrë bonusin 5000 lekë
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta