Policët maskohen si maskotat e Botërorit 2026 dhe arrestojnë një të dyshuar për trafik droge (VIDEO)

12 Qershor 2026 | 21:39

Policia peruane ka përdorur një metodë të pazakontë për të arrestuar një person të dyshuar për trafik droge, duke u maskuar si maskotat zyrtare të Kupës së Botës 2026.

Autoritetet kishin zbuluar se i dyshuari ishte një tifoz i flaktë i futbollit, çka i shtyu hetuesit të hartonin një plan të veçantë për t’iu afruar pa ngjallur dyshime. Oficerët u veshën si dreri “Maple” dhe shqiponja tullace “Clutch”, dy maskotat e Botërorit 2026, dhe iu afruan banesës së tij në Lima.

“Falë punës së inteligjencës së kryer nga ekipi, arritëm të përcaktonim se personi që do të arrestonim ishte një tifoz fanatik i futbollit, i cili jetonte me ethet e Kupës së Botës. Kështu vendosëm të maskonim anëtarët e ekipit si maskotat e Botërorit për t’iu afruar pa ngjallur dyshime dhe për të kryer arrestimin”, deklaroi një zyrtar policor, sipas Daily Mail.

Gjatë operacionit, policët thyen portën hyrëse të kompleksit ku ndodhej i dyshuari. Pasi hynë në ambientet e brendshme, ata e ndoqën për disa çaste para se ta neutralizonin dhe arrestonin.

Sipas autoriteteve, gjatë kontrollit në banesë u sekuestruan lëndë narkotike, një armë zjarri dhe një thikë. Hetimet për rastin vijojnë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026