Policia 18,500 euro gjoba për shkelje të masave anti-COVID
Moszbatimi i protokollit të sigurisë anti-COVID vijon t’ju kushtojë shqiptarëve shumë para.
Sipas raportimit të Policisë së Shtetit 426 qytetarë janë gjobitur me 3000 lekë të reja si pasojë e mos mbajtjes së maskës në ambientet publike.
Në kundërshtim me rregullat anti-COVID ka qenë dhe një aktivitet i cili është gjobitur me 1.000.000 lekë.
“Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 6 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë,” – thuhej në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Totali i gjithë gjobave të vendosura gjatë 24 orëve është rreth 2.3 milionë lekë që i takojnë 18.500 euro.
Së fundmi Policia apelon për zbatimin e masave të sigurisë në mënyrë që të shmanget përhapja e virusit.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta