Policia ka arrestuar 2 persona, dhe ka proceduar në gjendje të lirë një tjetër pasi kalonin emigrantë në mënyrë të paligjshme pë në Bashkimin Evropian.
Sabah Jemishta 60 vjeç dhe V. H., 56 vjeç banues në Tiranë u arrestuan në flagrancë pasi strehonin 14 emigrantë në ambientet e hotelit të 60-vjeçarit, dhe më pas i ndihmonin për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. 56-vjeçari ishte menaxher në këtë hotel.
Ata i strehonin kundrejt një pagese dhe kryenin transportin e tyre për në pikat e kalimit kufitar me Malin e Zi, me qëllim kalimin në vendet e BE-së.
Gjithashtu, arrestua edhe Alfred Thepi, 23 vjeç, pasi ndihmoi 4 emigrantë për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme kundrejt një pagese.
Alfred Thepi ka precedentë të mëparshëm penalë pasi ka kundërshtuar policët.
Operacionet “Camouflage 9” dhe “Camouflage 10” u zhvilluan nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit Tiranë, Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Tiranë dhe Komisariatin e Policisë Vorë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
LEXONI GJITHASHTU