Policia arreston 26-vjeçarin, qarkullonte me armë zjarri në qytet
20 Shtator 2021 |
09:00
Policia e Durrësit ka arrestuar një 26-vjeçar, banues në Shijak pasi u kap me armë zjarri dhe kokainë.
Eraldo Vora po lëvizte me mjetin e tij tip “Audi” në momentin që policia i ka kontrolluar makinën.
Nga njoftimi i policisë bëhet me dije se u kapën një armë zjarri pistoletë, 1 krehër dhe 10 fishekë. Më pas në banesën e tij u gjet rreth 14 gramë kokainë dhe sende të tjera të kundraligjshme.
“Gjithashtu, në banesën e këtij shtetasi u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike,” – thuhej në njoftim.
Policia e Durrësit i ka kaluar materialet e sekuestruara pas përfundimit të operacionit “Sallmone” në Prokurori për të vijuar hetimet.
LEXONI GJITHASHTU:
- Në pranga 8 shoferë, 46 patenta të pezulluara nga policia në një ditë
- Policia arreston 31-vjeçarin që vrau ish-gruan, ishte fshehur në pyll
- Policia hap 500 vende të reja për Patrullë të Përgjithshme
Lajme të Sugjeruara
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta