Policia Rrugore e Tiranës nga kontrollet për evidentimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit, ka arrestuar 3 shoferë nën efektin e drogës.
Shoferët u arrestuan pas testimit me aparatin AquilaScan, ku rezultuan se po drejtonin makinën nën efektin e lëndës narkotike.
Që prej nisjes së testimeve me këtë aparat policia ka arrestuar 28 shoferë.