Policia arreston dy persona të tjerë për plagosjen me armë në Elbasan

26 Nëntor 2020 | 09:45

Policia arrestoi dy persona dhe shpalli në kërkim edhe dy të tjerë, të cilët ajo i lidh me ngjarjen e ndodhur të mërkurën në Elbasan ku pas një konflikti mes dy grupesh pati të shtëna dhe një të plagosur.

Autoritetet njoftuan mëngjesin e së enjtes se pas hetimeve të kryera mundi të arrestojë Feliks Filja (21 vjeç) dhe Eersi Cekani (21 vjeç) njëri nga Librazhdi e tjetri nga Elbasani.

  • Filja akuzohet për “vrasje me dashje” e mbetur në tentativë, e kryer kjo në bashkëpunim, dhe për “armëmbajtje pa leje”.
  • Cekani akuzohet për “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe për “moskallëzim krimi”

Me të njëjtat akuza policia ka shpallur në kërkim dy të rinj të tjerë, Armand Cevelin (21 vjeç) dhe Migert Qosjen (25 vjeç).

Të rinjtë në fjalë u konfliktuan fizikisht me Elvis Koçin, njohur edhe me mbiemrin Çaushllari (28 vjeç).

Pas konfliktit ata e kanë ndjekur me makinë dhe në ndjekje e sipër kanë qëlluar njëri-tjetrin me armë në lëvizje.

Çaushllari mbeti i plagosur në shpatull dhe u largua nga vendngjarja. Ai u arrestua teksa po përpiqej të mjekohej në Spitalin Universitar të Traumës në Tiranë.

Mëngjesin e sotëm ai është marrë në pyetje në spital. Ai thuhet se u është shprehur autoriteteve se nuk mban mend se çfarë ndodhi dhe se nuk e njeh Migert Qosjen, personin që dyshohet se e plagosi.

 

Lexoni gjithashtu:

Zbardhet ngjarja e ndodhur sot në Elbasan, pranga njërit prej autorëve të dyshuar

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026