Policia arreston dy të dyshuar për prodhim dhe trafikim bombash me telekomandë
Policia njoftoi mëngjesin e së enjtes për arrestimin e dy personave në Lezhë, të cilët dyshohet se prodhonin dhe trafikonin drejt Malit të Zi bomba me telekomandë.
Rreth një muaj hetime çuan policinë drejt finalizimit të operacionit të koduar “Distanca” prej së cilit u arrestua Erol Çiçi (33 vjeç) dhe Mariglen Gruda (30 vjeç).
Policia tha se i kapi të dyshuarit në flagrancë në hyrje të qytetit të Lezhës në një zonë të quajtur “Rrethrrotullimi i Shëngjinit
Grudës iu gjetën në një çantë dy bomba me mekanizëm shpërthimi në distancë përmes celularit. Këto dy eksplozivë dyshohet se do të trafikoheshin në Mal të Zi.
Prodhimi dhe trafikimi i bombave artizanale mbetet një nga shqetësimet kryesore të policisë ndër vite, ndërkohë që në Shqipëri këto mjete janë përdorur rëndomtë për ekzekutime të stilit mafioz në larjet e hesapeve mes grupeve kriminale, shpesh duke lënë të plagosur edhe qytetarë të pafajshëm.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta