Policia arreston një person të armatosur në Sukth, lëvizte me makinë të blinduar
Policia arrestoi sot një kriminel të njohur në zonën e Shijakut për vrasje, trafik njerëzish, armësh dhe droge.
Burime për Euronews Albania bënë me dije se policia arrestoi në Sukth, Rexhep Rapi, 58 vjeç, i njohur me nofkën “Kepi Shijakut” dhe i konsideruar nga autoritetet si person me rrezikshmëri të lartë.
Arrestimi i tij u krye pas disa muajsh vëzhgim në një lokal në zonën e autostradës Tiranë-Durrës.
Policia kishte informacione se ai lëvizte i armatosur dhe me makinë të blinduar. Për këtë është arrestuar dhe një person tjetër, me inicialet G.M, i cili kishte dijeni për të, por që nuk kishte njoftuar policinë.
Gjatë kapjes së Arapit policia bllokoi makinën tip “Mercedes-Benz” dhe pistoletën që ai mbante pa leje.
Arapi akuzohet se në vitin 1991 ka kryer një vrasje pranë portit. Ai lidhet me disa ngjarje të rënda si vrasje, pengmarrje, trafik vajzash, armësh dhe droge kryesisht në Itali, Gjermani apo Holandë.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta