Policia bavareze heq pantallonat në shenjë proteste

6 Prill 2024 | 18:20

Punonjësit e policisë në landin e Bavarisë kanë zgjedhur një formë humoristike dhe të pacipë për të tërhequr vëmendjen dhe për të protestuar për pritjet e gjata për t’u pajisur me uniforma. Policet dhe policët postuan një video ku kanë hequr pantallonat.

Sipas sindikatës së policisë punonjësit e policisë po presin prej disa muajsh për 21 veshje të ndryshme që përbëjnë uniformën si kapele, xhaketa apo pantallona. Madje nuk është e qartë nëse ato janë apo jo të disponueshme.

Sindikata e Policisë i kërkon qeverisë së landit që ta zgjidhë menjëherë problemin, edhe nëse një e tillë kërkon më të thotë më shumë kosto.

Përfaqësuesit e qeverisë së landit thanë se vonesat janë shkaktuar nga ndërprerjet në zinxhirin e furnizimeve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Franca mbyll 3 reaktorë bërthamorë për shkak të valës së të nxehtit

Kompania shtetërore franceze e shërbimeve EDF mbylli dy reaktorë të tjerë bërthamorë të enjten, ndërsa një valë e fortë nxehtësie ka përfshirë vendin, duke e...
21:28 | 25/06/2026

Një zjarr shpërthen në Greqinë qendrore, avionë, helikopterë dhe 105 zjarrfikës janë në terren

Një zjarr i madh që përfshiu një zonë bujqësore dhe pyjore pranë qytetit të Orkomenos në Greqinë qendrore po shuhet aktualisht nga 105 zjarrfikës me...
20:28 | 25/06/2026

Parlamenti spanjoll i bën thirrje Sanchez të japë dorëheqjen për shkak të skandaleve të korrupsionit

Dhoma e ulët e Parlamentit spanjoll miratoi sot një rezolutë jo-detyruese duke i bërë thirrje kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez të japë dorëheqjen për shkak të...
19:43 | 25/06/2026