Policia britanike gjen një grua të zhdukur 52 vjet më parë

1 Janar 2025 | 21:05

Policia britanike njoftoi sot se ka gjetur një grua e cila u zhduk nga qyteti i Coventry 52 vjet më parë.

Sheila Fox, e cila u zhduk nga Coventry në vitin 1972 kur ishte 16 vjeç, është e sigurt dhe jeton diku tjetër në vend, tha Policia e West Midlands.

Në dhjetor, policia lëshoi një apel të ri për ndihmë në gjetjen e Fox dhe postoi një foto të saj nga koha e zhdukjes së saj në uebsajtin e tyre dhe mediat sociale.

Brenda pak orëve nga njoftimi, qytetarët kanë kontaktuar policinë me informacione për Sheila Fox, shkruan BBC.

“Çdo person i zhdukur ka një histori dhe familjet dhe miqtë e tyre meritojnë të dinë se çfarë u ka ndodhur dhe shpresojmë të ribashkohen me ta”, tha rreshterja Jenna Shaw, e cila ishte e përfshirë në hetim. Aktualisht nuk dihet se në çfarë rrethanash Fox u zhduk në vitin 1972.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zelenskyy thirrje aleatëve evropianë nga Ankaraja: Të ndërtojmë mbrojtje të fortë kundër raketave balistike të Rusisë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy u bëri thirrje aleatëve evropianë që të japin përparësi prodhimit të sistemeve të raketave antibalistike, ndërsa foli në samitin e NATO-s...
14:51 | 07/07/2026

Italia arreston dy persona të dyshuar për spiunazh për Rusinë, 5 të tjerë nën hetim

Italia ka arrestuar dy persona, përfshirë një ish-anëtar të shërbimeve të saj të inteligjencës, për dyshimin se i kanë kaluar informacione të klasifikuara një agjenti...
14:40 | 07/07/2026

Samiti i NATO-s, Trump mbërrin në Turqi. Pritet nga Erdogan (VIDEO)

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka mbërritur në Turqi për samitin e NATO-s. Presidenti, duke fluturuar në aeroplanin e ri Air Force One të dhuruar...
14:25 | 07/07/2026