Policia dhe RENEA kryejnë kontrolle të befasishme në Shkodër dhe Fier
Mbrëmjen e kësaj të marte forcat RENEA dhe Forca e Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit kanë kryer kontrolle në disa qytete të vendit.
Sipas Policisë, kontrollet janë të befasishme dhe kanë për qëllim kapjen e personave, të cilët janë të dyshuar si autorë të përfshirë në ngjarje kriminale.
“Kontrollet e befasishme për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri, apo me lëndë narkotike, si dhe për kapjen e disa personave që janë të dyshuar si autorë të disa ngjarjeve kriminale të ndodhura me parë në vend”, thekson policia.
Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati raporton se kontrollet po bëhen në qytetin e Shkodrës dhe në Fier, kryesisht në ambiente lokalesh dhe banesa, ku mendohet se fshihen personat e skeduar nga Policia.
Policia edhe mbrëmjen e djeshme ushtroi kontrolle të befasishme në qytetin e Vlorës, Elbasanit dhe në Durrës.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta