Policia e Kosovës konfiskon flamurin serb në Gazimestan

28 Qershor 2021 | 14:33

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës po vazhdojnë me planin operacional për të siguruar mbarëvajtjen e qetë të kremtimit të Vidovdanit në Kosovë, raporton KosovaPress.

Efektivët e policisë në Gazimestan nuk kanë lejuar provokimet e mundshme të qytetarëve serbë. Pasi kanë zhveshur bluzat e të rinjve serbë, pjesëtarët e policisë kanë marrë edhe flamurin e Serbisë, të cilën mbanin në duar të rinjtë serbë.

Krahasuar me vitet e mëhershme, këtë vit po vërehet një numër më i vogël i shtetasve serbë, të cilët kanë ardhur në Graçanicë dhe Gazimestan për të kremtuar Vidovdanin, që ndërlidhet me përvjetorin e 630-të të Betejës së Kosovës, të cilën historia serbe e njeh si fitore shpirtërore të saj, pavarësisht një humbjeje të madhe të forcave ballkanike dhe vrasjes së princit serb, Llazar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026