Policia gjobit qytetarë dhe lokale për mosrespektim të masave anti-covid
Policia e Shtetit vijon kontrollet në të gjithë vendin për të evidentuar rastet e shkeljes së protokolleve kundër Covid-19. Kështu, gjatë 24 orëve të fundit janë ndëshkuar me gjobë prej 3 mijë lekësh të reja 623 qytetarë. Lajmi konfirmohet nga Policia e Shtetit, e cila ka dhënë detaje mbi kontrollet e shtrira në të gjithë Shqipërinë.
“Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 627 qytetarë që nuk kishin maskat mbrojtëse”, njofton policia.
Gjatë kontrolleve janë evidentuar dy lokale, të cilat vepronin në kundërshtim të rregullave të përcaktuar nga organet kompetente. Ato janë gjobitur me nga një milionë lekë të reja, për mosrespektim të masave.
“Gjithashtu, gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 2 lokale, në ambientet e të cilëve kishte muzikë pas orës 20:00 dhe nuk respektoheshin protokollet e sigurisë që kanë si qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19. Secili prej administratorëve të këtyre lokaleve është ndëshkuar me masën administrative 1.000.000 lekë”, thuhet në njoftimin për Policinë.
Policia thotë se ka pasur disa qytetarë, që nuk kanë pranuar të tregojnë kartën e identitetet në momentin kur janë pikasur pa maskë në rrugë apo makinë. Kështu, dhjetë qytetarë janë shoqëruar në komisarit, ndërsa më pas janë gjobitur për sjelljen e tyre, e cila bie ndesh nga parashikimet e Aktit Normativ, i cili parashikon rregullin se kushdo që del nga shtëpia duhet me patjetër të mbajë maskë mbrojtëse.
“Gjatë këtyre kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 10 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë”, thekson policia.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta