Policia harton plan masash për mbarëvajtjen e sezonit turistik
Policia e Shtetit ka marrë plan masash për të garantuar siguri për pushuesit gjatë sezonit turistik duke nisur nga rritja e sigurisë në rrugë.
Policia thotë se ka firmosur marrëveshje bashkëpunimi me Kosovën dhe Malin e Zi për të shtuar patrullat e kontrollit në ato akse, ku fluksi i lëvizjeve është i lartë.
Baret dhe restorantet në bregdet do të duhet të respektojnë oraret për ushtrimin e aktivitetit sa i takon masave kundër COVID-19.
Sipas Policisë, subjektet në fjalë do të duhet të punojnë deri në orën 00:00, kurse muzika pas orës 22:00 të mbrëmjes nuk do lejohet.
Zonat bregdetare do të monitorohen për përdorimin e skafeve apo të motorëve të ujit pasi shpeshherë për shkak të keqpërdorimit të tyre janë shënuar aksidente fatale.
Zv.drejtori i Policisë së Shtetit, Albert Dervishaj u kërkoi drejtuesve të automjeteve të tregohen të kujdesshëm dhe të lëvizin brenda normave të lejuara.
Deri tani siç raporton Policia janë hequr rreth 5,955 mijë shezlongë e 2,445 çadra të vendosura në mënyrë të paligjshme në bregdet.
Në pesë muajt e parë të vitit 2021 është vënë re një rritje e ndjeshme e numrit të aksidenteve rrugore.
Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, në muajin maj 2021 numërohen 120 aksidente rrugore, nga 75 aksidente 2020, duke u rritur me 60% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
LEXO GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta