Policia jep detaje, në portin e Durrësit u kapën gjysmë milioni euro
Policia sqaroi mbrëmjen e së shtunës rreth raportimeve të mëhershme se në portin e Durrësit autoritetet kishin kapur një shumë të madhe parash të padeklaruar.
Në njoftimin e policisë të shpërndarë për mediat në mbrëmje u tha se autoritetet kishin sekuestruar gjithsej 498,850 euro dhe kishin arrestuar drejtuesin e kamionit tip “Renault” ku u gjetën këto para, një 56-vjeçar nga Tirana me inicialet A.TH.
Paratë ishin fshehur në disa pako të mbështjella me qese në urën lidhëse të kamionit dhe rimorkios, ndërsa të raportimet fillestare hidhnin hamendësime se mund të bëhej fjalë për rreth 1 milionë euro.
Policia nuk dha detaje të mëtejshme, ndërsa rasti në fjalë kthen në vëmendje ngjarjen e 2 viteve më parë kur autoritetet portuale të Durrësit sekuestruan miliona euro para të dyshuara se vinin nga aktiviteti kriminal.
Në qershor 2018, autoritetet kapën mbi 3.5 milionë euro kesh të fshehura në dy makina tip “Toyota Yaris”, të cilat nuk ishin të targuara.
Ato ishin transportuar nga Belgjika dhe në Shqipëri përfunduan me një linjë italiane trageti të Ankonës.
Lexoni gjithashtu:
Të fituara me veprimtari kriminale, sekuestrohen pasuri me vlerë 2 milionë euro në Durrës
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta